Te ofroje ndihmë sociale, ligjore, psikologjike, mjekësore me bazë komunitare për refugjatët, azilkërkuesit, migrantët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat e tjerë me te cilet kemi të bëjmë.
Te ofrojë mbështetje mjekësore për personat me shqetësim kryesisht për ata që u mungon dokumentacioni dhe rastet jashtëzakonisht të cenueshme (vulnerabël).
Të ndihmojë personat të cilëve u është dhënë statusi, të regjistrohen pranë mjekut përkatës të familjes dhe të ndjekë proceduren e nxjerjes së kartës të shëndetit.
Të ofrojë këshillim ligjor për të gjithë personat në lidhje me të drejtat e tyre themelore rreth procedures së dhënjes së statusit dhe integrimin lokal të tyre.
Të ofroje ndihme juridike falas për të gjithë ata persona që vendosin të ndjekin procedurën e azilit dhe përfaqësimin e tyre ligjor në gjykatë me kërkesë të të interesuarit gjatë ankimit.
Te ofrojë mbështetje psiko-sociale
Të sigurojë dhe promovojë në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR-në dhe Drejtorinë për Azilin, të Huajt dhe Shtetësinë, vetë-mbështetjen e refugjatëve në të ardhmen dhe kapacitetin e tyre social për t’u integruar në shoqërinë shqiptare.
Te ofroje asistencë të përshtatur individualisht për Individët Ekstremisht Vulnerabel duke marrë parasysh nevojat e veçanta të grave, të moshuarve, fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe.
Te bëje vlerësimin e nevojave të refugjatëve dhe azilkërkuesve gjatë vizitave të tyre të rregullta për të identifikuar numrin e personave vulnerabel që kanë nevojë për mbështetje financiare, ushqimore dhe jo-ushqimore.
Te ofrojë këshilla për mundësi të punësimi sipas kategorive dhe mbeshtetjen me kurse gjuhe dhe profesionale.
Të organizojë aktivitete sportive dhe kulturore për refugjatët dhe azilkërkuesit sipas interesave dhe nevojave të tyre.
Të mundësoje dhe mbështese regjistrimin e fëmijeve refugjatë, azilkërkues, dhe migrantë, në shkollë/kopesht dhe lehtesoje aksesin e tyre të plotë në arsim.
Të ofrojë informacion në lidhje me procesin e bashkimit familjar për të gjithë personat e interesuar per një informacion të tillë.
Të ngreje një sistem funksional të referimit me institucionet qëndrore/vendore dhe joqeveritare gjithashtu.